'> Rama: PD, shkelëse e Kushtetutës
Duke zgjedhur te qëndrojë larg debatit juridik, nëse presidenti ka shkelur ose jo Kushtetutën ne rastin e kryetarit te gjykatës Kushtetuese, opozita mendon se ata qe më pak mund te ngrenë një akuze te tille, janë demokratet. Kryesocialisti Edi Rama deklaroi se mazhoranca është shkelësja me e madhe e ligjit themeltar te shtetit. Duke i konsideruar te gjitha gjobat ndaj medias kritike me pushtetin, si një mjet i përdorur nga qeveria për te ushtruar presion, shefi i opozitës ka premtuar se do te anulohet çdo gjobe kur PS-ja te vije ne pushtet. Kryesocialisti deklaroi se refuzimi i transparencës zgjedhore prej mazhorances do te ketë çmimin e vet, por sipas Rames, edhe për shkak te keqqeverisjes ky ekzekutiv duhet te largohet.