'> Bllokohet Kakavija dhe Tre Urat

Greva e doganiereve greke ka bllokuar punën ne pikat kufitare te Kakavijës dhe atë te Tre Urave ne Përmet. Qe nga ora 10:00 e paradites, asnjë makine nuk është lejuar te kaloje kufirin, duke krijuar mjaft probleme për emigrantet qe kthehen ne vendlindje për pushime. Gjate tre orëve te grevës sportelet kane funksionuar vetëm për kalimtaret. Greva e doganiereve greke behet kundër reformës se pensioneve, qe parashikon rritje te moshës se daljes ne pension, si dhe ulje te pagesës.