'> Përplasje në Bashkinë e Divjakës

Dhënia me era nga bashkia e Divjakës e 230 godinave ne plazh ka shkaktuar debate te ashpra mes këshilltarëve te majte e te djathte. Anëtaret e partisë Socialiste akuzojnë kreun e bashkise për abuzime ne ankandin e organizuar për kabinat e plazhit. Transparence për procedurat e ndjekura gjate ankandit kane kërkuar edhe dy këshilltaret e LSI-së. Pas disa ore debatesh dhe akuzash te ndërsjella mes palesh, këshilltaret kane rene dakord për ngritjen e një komisioni qe do te hetoje ankandin. Kabinat e plazhit qe janë në varësi te bashkise i janë dhënë me qera subjekteve te ndryshme nga 10-20 vjet, pas votimit te këshilltarëve te djathte qe përbejnë shumicën.