'> Protesta para parlamentit grek
Punonjësit e administratës publike, ato te transportit publik dhe mjeket qe prej orës 11:00 kane hyre ne një tjetër greve masive ne shenje pakënaqësie ndaj reformës se pensioneve qe pritet te miratohet sot ne parlamentin grek. Spitalet, aeroportet, trenat, portet janë mbyllur, duke paralizuar jetën aktive ne Athinë, ne një kohe kur Greqia ndodhet ne piken kulmore te turizmit, çka po dëmton rende imazhin e vendit tek vizitoret e huaj. Por bojkoti i vendeve te punës këtë te enjte është shoqëruar edhe me një proteste qe do te përfundojë përpara parlamentit ne Athinë, kur pritet qe deputetet te vendosin për reformën e pensioneve. Pas marrjes se borxhit nga Bashkimi Evropian dhe FMN, qeveria Papandreu, po zbaton me rigorozitet planin e masave për shkurtime ne mënyrë qe te ule edhe deficitin buxhetor ne vend. Kjo është greva e trete radhazi ne Greqi, kundër reformave ekonomike ne vend.