'> Grabitje me maska ne superstrade

Policia e Lezhës nuk ka mundur te zbuloje grabitësit e malazezeve, ne superstradën Shkodër-Lezhë. Një dite me pare, dy persona te maskuar ndaluan makinën me te cilën udhëtonin tre shtetasit e huaj dhe nen kërcënimin e pistoletës, u morën atyre një shume prej 20 mije dollarësh, si dhe pasaportat amerikane. Me pas, ata u larguan me një motor ne drejtim te paditur. Kërkimet janë shtrire ne zonën e Zadrimës, ku ndodhi dhe ngjarja. Policia ka shoqëruar disa banore te Kallmetit, qe dyshohet se kane dijeni për grabitjen.