'> Festa spanjolle e gjermane e kualifikimit

Ndërsa janë mësuar edhe dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste, Gjermania dhe Spanja, mediat dhe tifozët ne këto dy shtete europiane kane vijuar jehonën e triumfit kundër dy formacioneve amerikano-latine, respektivisht Argjentinës dhe Paraguait. "Duhet ta shkruajmë prape qe ta besojmë, ne jemi ne gjysmëfinale" komenton "Marca", duke iu referuar kualifikimit për here te pare te Spanjës ne një faze te tille te Botërorit. Ndërsa gazeta "As" thekson se edhe pse nuk beri një paraqitje te mire, Spanja kaloi me tej, fale futbollistit te Barcelones, David Vija, por edhe portierit Kasijas, duke iu referuar 11-metershit te pritur nga ai. Ne fakt ne ndeshjen me Paraguain u humben dy penallti, nga një për secilën skuadër, përpara se Vija te shënonte, për ta çuar Spanjën ne parajse. Festa e tifozëve spanjolle nuk është ndaluar, ndërsa ne anën tjetër, paraguaianet, qe shpresonin edhe atë qe ne një arritje historike, janë mbushur me lot për eliminimin e skuadrës se tyre te zemrës. Shume me tepër elozhe dhe besim për yllin e katërt ne Gjermani, pas paraqitjes fantastike te skuadrës se Lev, qe shkatërroi Argjentinën 4-0. "Ju jeni heronjtë tanë", shkruan "Bild". ndërsa "Velt" thekson se ketë ansambël perfekt vështire se mund ta ndale kush, "frankfurter algemeine zeintung" e quan formacion e Lev një skuadër ëndrrash.