'> Botime & përkthime të reja
Shkrimtarja qe u be e famshme ne Amerikën e viteve '60 me romanin "Lugina e Kukullave" është rikthyer përsëri ne shqip. Këtë here, "Makina e Dashurise" është botimi i cili ka ne qendër një personazh mediatik, roman qe me pas u kthye edhe pelikule kinematografike. Ne radhën e te rinjve te javës, duke se romanet roze kane gjetur terren për shkak edhe te sezonin veror. Kështu i tille është edhe "Rreziku dhe Dashuria" nga Linda Howard si dhe botimi radhës nga Daniele Steel "Premtim Dashurie". Ndërkohë mes autoreve shqiptare, rikthehet Moikon Zeqo me "Shitesit e Kaosit", rrëfenja apokaliptike siç i quan autore. Mes botimeve studimore, vjen ne shqip francezi Domenik Moisi me "Gjeopolitika e emocioneve". Autori përpiqet te demostroje se bota sot ka me shume mundësi te rindërtohet nga përplasja e emocioneve. Ndërkohë, mes botimeve utilitare është sjelle "Mirëqenie Globale" e Alkeida Topit, i përqendruar kryesisht tek dietat dhe sugjerime mbi shëndetin.