'> Borchardt takim lamtumire me Topin
Pas ambasadorit amerikan John Withers, edhe diplomati gjerman ne Tirane, Bernd Borchardt ka zhvilluar një takim lamtumire me presidentin Bamir Topi. Gjate takimit ne presidence, kreu i shtetit i vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si shume te mira. Ai theksoi mbështetjen e Gjermanisë ne integrimin evropian te vendit tone, si dhe për anëtarësimin ne NATO, ndërsa veçoi rolin dhe kontributin e diplomatit te larte gjate punës ne Shqipëri. Siç njoftohet ne faqen zyrtare te presidentit, ambasadori gjerman ka shprehur mirënjohjen ndaj presidentit Topi dhe gjithë institucioneve te shtetit shqiptar për mbështetjen dhe bashkëpunimin, qe ia bene me te lehte përmbushjen e misionit te tij diplomatik.