E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Mazhoranca sulmon Topin

Për here te pare qe kur është zgjedhur ne krye te shtetit nga radhët e kësaj mazhorance, presidenti i Republikës sulmohet hapur nga demokratet për shkelje te rende te kushtetutës. Shkak është bere emërimi i kryetarit te ri te Gjykatës Kushtetuese, qe sipas shumicës duhet te ishte kryer para datës 4 qershor. Sekretari i komisionit parlamentar te ligjeve Eduard Halimi, e ka cilësuar këtë veprim te kreut te shtetit për te mos firmosur dekretin, si një ngjarje shume te rende. Por zyra juridike e presidentit, përmes këshilltarit Spiro Peçi e ka quajtur te ngutur kërkesën e mazhorances për zgjedhjen e kreut te kushtetueses përmes një seance te jashtëzakonshme, duke ia lënë këtë proces ditëve te para te shtatorit. Zoti Peçi tha se nuk mund te emërohet kryetari ne një kohe qe 4 nga anëtaret e trupës kushtetuese janë me mandat te përfunduar. Zoti Peçi tha se presidenti ka tentuar te paktën tre here ta zhbllokoje situatën, duke i propozuar edhe një tjetër mandate kreut aktual te gjykatës Kushtetuese,Vladimir Kristo, madje edhe dy anëtarëve te tjerë, por oferta është refuzuar. I kontaktuar me telefon zoti Kristo, pohoi deklarimet e këshilltarit Peçi, dhe tha se fryma e kushtetutës është e tille, qe nuk bllokohen institucionet kushtetuese. Kreu i Gjykatës Kushtetuese dha ketë përgjigje përmes një teksti te shkruar.. "Ju falënderoj sinqerisht për interesimin!Mundet vetëm te konfirmoj qe është e vërtete qe jam thirrur nga presidenti mbas mbarimit te afatit 3-vjeçar, për ta përsëritur për tre vjet te tjera, dhe kam refuzuar. Si drejtues i një institucioni kushtetues, jam ne pritje për t'i dorëzuar detyrën zëvendësit, sipas rregullave te funksionimit te shtetit ligjor. Fryma e kushtetutës është e tille, qe veprimtaria e institucioneve kushtetuese, ne asnjë rast te mos bllokohet". Ne korrik te vitit 2008, një vit pasi ish-nënkryetari demokrat Bamir Topi u zgjodh ne krye te shtetit, shumica rrezoi 5 dekrete te tij për Gjykatën e Larte. Ndërsa javët e fundit, demokratet hodhën poshtë edhe 2 dekrete te tjera duke i konsideruar kandidaturat moralisht si te papajtueshme me kërkesat e mazhorances. Zhvillimet e ditëve te fundit lidhur me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, i kane kthyer marrëdhëniet mes presidentit Topi dhe mazhorances, qe e votoi ne qershor te 2007-ës, nga periudha e luftës se ftohte, ne një beteje te hapur publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›