E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Banka e Shqipërisë do ulë normën e interesit

Pas shume sugjerimesh dhe diskutimesh nga eksperte te fushës, për uljen e normës baze te interesit, Banka Qendrore pritet qe ne mbledhjen e radhës se këshillit mbikëqyrës te ule me 0.25% koston e parëse. Pas këtij vendimi i cili pritet te zyrtarizohet nesër, norma baze arrin ne nivelin e 5 %. Burime konfidenciale thonë se ky vendim i pritshëm do te merret ne kushtet kur inflacioni është nen kontroll dhe nuk pritet te japë efekt negative tek kursi i këmbimit. Politika lehtësuese monetare do te japi një frymëmarrje te re kreditimit ne vend, i cili është ne ritmet e tij me te ulëta te viteve te fundit. Ulja e kostos se parasë do te beje teorikisht me te lira këstet e kredive ne leke. Por njëkohësisht ky veprim do te ndikoje sadopak ne zbutjen e kostos se borxhit te qeverise, pjesa me e madhe te cilit është ne monedhën vendase. Por ekspertet te fushës janë te mendimit se ulja e mundshme me 0.25% do te jete një sinjali i mire për ekonominë, ndërsa sugjerojnë se një ulje edhe me e madhe do te jepte efekte direket dhe te menjëhershme tek konsumatoret.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›