'> Prifti akuza Ramës për monopol
Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, ne emër edhe te kryetarit te këshillit konsultativ te biznesit ka akuzuar kryetarin e bashkime Tirane, për krijimin e një situate monopoli ne tregun e reklamave. Ne kuadër te hartimit te një ligji për taksat vendore qe po përgatit ministria e Financave, komuniteti i biznesit ka hartuar propozime përkatëse për këtë projektligj. Biznesi kërkon qe tarifat e reklamave qe janë identifikuese për aktivitetin te ulen ne nivelin 2008-ës, gati katër here me pak nga tarifat qe aplikohen aktualisht. Njëkohësisht ata kërkojnë qe te ketë një çmim variabël për madhësinë e tabelave reklamuese.