'> Debati për perçen në Francë
Parlamenti francez ka filluar një debat për kufizimin e perçes ne publik. Ligji i ri synon ta beje te paligjshëm mbajtjen e shamisë apo perçes nga ana e grave myslimane. Ai parashikon gjoba prej 150 eurosh për ato qe shkelin ligjin, por edhe sanksione me te ashpra për ata burra qe detyrojnë gratë apo vajzat e tyre qe te ndërmarrin një hap te tille. Por, ligji qe pritet te miratohet ne parlament ka hasur menjëherë ne rezistencën e grupeve islamike, por edhe shoqatave për te drejtat e njeriut.