'> Orikum, protesta për tokën
Banoret e Orikumit i janë rikthyer protestave, duke kërkuar pronësinë e 450 hektarëve toke te ish-ndërmarrjes bujqësore. Me pankarta ne duar ata i janë drejtuar godinës se Bashkise se qytezës, duke i bere thirrje kreut te këtij institucioni te dale ne mbështetje te tyre. Banoret kërkojnë tapitë për token qe kane ne përdorim prej vitesh, sipas ligjit 7501. Ata janë kundër ligjit te miratuar ne parlament për ndarjen e tokave ne bregdet. Banoret deklarojnë se do te përshkallëzojnë protestat, madje javën e ardhshme kërcënojnë me bllokim te rrugës qe te çon ne fshatrat e bregut.