'> Reagimi i Inspektoratit për Hamallaj
Menjëherë pas padisë se banoreve te Hamallajt ka reaguar Inspektorati Ndërtimor Kombëtar, qe e cilëson kallëzimin penal një veprim te pakuptimte. Ne njoftimin për shtyp thuhet se ky veprim komprometon edhe me tej pozicionin e banoreve dhe se nuk krijon asnjë lloj pengese për Inspektoratin, për ekzekutimin përfundimtar te vendimeve, për prishje te objekteve pa leje. Gjithashtu, ky kallëzim vijon deklarata për shtyp, na inkurajon për vënien para përgjegjësisë penale te këtyre shtetasve, pasi siç dihet ne kodin penal, neni 199/A, çdo ndërtim i paligjshëm, parashikohet si vepër penale dhe përveç ndëshkimit me gjobe dhe prishjes, dënohet edhe me burgim nga një deri ne pese vjet.