E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Hamallaj, banorët ngrejnë padi për Bojaxhiun

Banoret e Hamallajt kane paditur për genocid ne prokurorinë e Durrësit Inspektoratin Ndërtimor Kombëtar, kreun e këtij inspektorati Gjergji Bojaxhi si dhe policinë e Durrësit. Ata pretendojnë se janë shkelur 15 nene te kodit penal. Banoret kane vene ne dijeni për kallëzimin edhe presidentin topi, kryeparlamentaren Topalli dhe prokuroren e përgjithshme Ina Rama. Pak momente pas depozitimit te padisë dhe konferencës për shtyp, katër prej banoreve janë shoqëruar nga efektivet e policisë se Durrësit. Pas reagimit te dhunshëm te banoreve dhe përplasjes fizike me forcat e rendit, javën e shkuar, deri tani janë arrestuar nëntë persona, te cilët akuzohen për organizim protestash te paligjshme, prishje te rendit e qetësisë publike si dhe goditje për shkak te detyrës. Burime nga prokuroria e Durrësit konfirmojnë, se janë prere edhe 10 flete arresti dhe po punohet për zbardhjen e incidentit. Ndërkohë kreu i inspektoratit ndërtimor Bojaxhi ne një interviste ne Vizion Plus një dite me pare deklaroi, se ndërtimet pa leje te zonës do te rrafshohen sipas ligjit, dhe për tu rikthyer ne Hamallaj, pritet vetëm garantimi i aksionit nga policia.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›