'> Arrestohet Mullah Omar?
Ne disa faqe interneti ka filluar te qarkulloje lajmi mbi një arrestim te mundshëm te udhëheqësit te talebanëve ne Afganistan, Mullah Omar. Burimi kryesor i këtij lajmi, qe nuk është konfirmuar as nga zyrtaret afgane, as nga ata amerikane, është një ish-zyrtar i departamentit te sigurisë kombëtare ne ShBA. Ai ka shkruar ne faqen e tij ne internet se i shumëkërkuari Omar, për te cilin ishin vene ne dispozicion 25 milionë dollarë, është arrestuar ne muajin mars ne Karaci te Afganistanit.