'> Vetëvaren dy persona në Elbasan dhe Lushnjë
Një 33-vjeçar nga Elbasani i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur ne shtëpinë e tij. Leonard Brahimllari, baba i dy fëmijëve mësohet se mbrëmjen e kaluar ishte kthyer nga Greqia ku punonte prej kohesh. Paraprakisht dyshohet për ndonjë konflikt brenda familjes, por megjithatë konkluzioni përfundimtar do te jepet pas hetimeve. Edhe ne fshatin Gjaze te Lushnjes është gjetur i varur ne kasollen e bagëtive një 19-vjeçar. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve qe kane shtyre te riun drejt vetëflijimit.