'> Berisha: Te nisin negociatat
Pak minuta pas apelit te përfaqësuesit te Belgjikës, vend qe prej pak ditësh mori presidencën 6-mujore te BE-se, i cili kërkoi hapa konkrete nga palët ne drejtim te zgjidhjes se krizës politike, mazhoranca dhe opozita kane replikuar ne distance për mënyrën e negocimit. Ne mbledhjen e grupit kuvendor, drejtuesi i mazhorances, Berisha, mandatoi kreun e deputeteve demokrate, Astrit Patozi për t'u ulur ne bisedime me homologun socialist Ruci. Kryeministri deklaroi se është i hapur për te diskutuar çdo kërkese te opozitës për transparencën zgjedhore, por çështjen e votave ia adresoi Strasburgut. Po bazuar ne rezolutën e miratuar javën e kaluar nga Parlamenti Evropian, socialistet u shprehen përmes deputetit Blendi Klosi se ky dokument lejon transparencën e plote te zgjedhjeve. Mazhoranca dhe opozita kane provuar edhe disa muaj me pare te zgjidhin krizën, kur u ftuan për bisedime nga Presidenti i Republikës. Me pas kriza u kthye ne çështje dite ne Parlamentin Evropian, i cili miratoi javën e kaluar një rezolute ne te cilën iu behet apel palëve ta zgjidhin krizën, gjë qe kushtëzon proceset integruese.