E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Ashpërsohen marrëdhëniet Serbi-Kosove

Presidenti Fatmir Sejdiu, gjate fjalës se tij ne parlamentin e Kosovës, i kërkoi Beogradit qe te heqë dore nga deklaratat qe nxisin dhune. Sipas tij, thirrjet për lufte dhe urrejtje tregojnë se Beogradi po përdor te njëjtat politika sikurse Millosheviçi. Duke folur për ravijëzimin e kufijve, Sejdiu tha se Kosova nuk do t'u fale asnjë pëllëmbë toke fqinjëve. Me herët ne përgjigje te deklaratës se ministrit te Brendshëm Bajram Rexhepi, homologu i tij serb Ivica Dadic, tha se Serbia nuk mund te toleroje dhunën ndaj serbeve te Kosovës. "Serbia nuk mund t'i mbylle sytë përpara asaj qe është duke ndodhur me serbet ne Kosovë. Pala kosovare duhet te mbaje përgjegjësi, nëse mbi serbet do te ushtrohet dhune sikurse ndodhi një jave me pare," u shpreh ai. Ndërkaq, te njëjtin qëndrim me Dadic ka shprehur edhe sekretari shtetëror për Kosovën ne qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic. Ai ka theksuar se çdo përpjekje e shqiptareve për te përdorur forcën ne veri te Kosovës, mund te sjelle reagime te paparashikueshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›