E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Digjet shtëpia muze ne Korçë

Një shtëpi 150 vjeçare ne lagjen muzeale te Korçës është shkrumbuar duke rrezikuar edhe Muzeun arkeologjik, si dhe disa shume banesa karakteristike. Zjarri i rene gjate paradites ka shkaktuar panik tek banoret te cilët kane braktisur shtëpitë. Ne alarm janë vene edhe drejtuesit e muzeut i cili ndodhet vetëm dy metra larg godinës se përfshirë nga flaket. Pas mese një ore zjarrfikësit kane mundur te shuajnë zjarrin, i cili u favorizua edhe nga temperaturat e larta. Paraprakisht ekspertet dyshojnë se shkak është bere një shkëndijë elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›