E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Turqia largohet nga BE, zgjedh Lindjen

Ndonëse filloi negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian qe ne 2005, ne te njëjtën kohe me Kroacinë, Turqia duket shume larg integrimit ne union. Duke pare edhe interesin e ulet te zyrtareve te BE-se pavarësisht takimeve te shumta bilaterale, Ankaraja dalëngadalë po e humb interesin e saj për anëtarësim dhe po merr një tjetër rruge. Ekspertet theksojnë se zhvillimet e fundit tregojnë se mes Ankarasë dhe Brukselit ekziston një hendek i madh qe është pare qarte edhe ne muajt e fundit. Një nder faktet qe e vërteton këtë ide është edhe programi i ambicioz qe qeveria e Erdogan ka nisur me fqinjët e lindjes dhe te lindjes se mesme, përfshirë Sirinë dhe Iranin, duke nënshkruar disa marrëveshje te tregtisë se lire dhe te udhëtimit pa viza. Për këtë devijim te Turqisë Shtetet e Bashkuara te Amerikës fajësojnë Evropën. Gjate një interviste te tij, ministri i Mbrojtjes Robert Gates tha se, "nëse është i vërtetë nocioni qe Turqia po i afrohet lindjes, mendoj se kjo po ndodh për shkak se disa vende evropiane e refuzuan Turqinë, refuzuan t'i jepnin atij vendi atë lloj lidhje organike me perëndimin, qe Turqia kërkonte". Pavarësisht këtyre zërave Ankaraja mohon spekulimet se po i kthen kurrizin perëndimit, veçanërisht Evropës. Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu përsëriti gjate vizitës se tij te fundit ne Bruksel se përpjekjet e Turqisë për anëtarësim ne Bashkimin Evropian përbejnë përparësinë e tij numër 1. Analistet thonë se kapitulli i 13-te mund te jete i fundit i hapur me Brukselin sepse 8 kapitujt e tjerë do te mbeten te bllokuar për shkak te tensionit me Qipron. Sipas tyre, Turqia do te vijoje te mbetet larg agjendës aktuale te Brukselit edhe për faktin se aktualisht vete unioni po përballet me krizën ekonomike qe ka sjelle edhe destabilizimin e euros.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›