'> Tajfuni "Konson" godet Kinën

Te paktën dy persona kane vdekur dhe dhjetëra te tjerë kane mbetur te bllokuar si pasoje e tajfunit, "Konson" qe ka goditur ishullin jugor Hainan te Kinës. Sipas agjencisë kineze te lajmeve "Ksiunua", dy viktimat janë një roje sigurie dhe një motoçiklist qe u vranë nga rënia e dy billbordeve si pasoje e stuhisë se fuqishme qe goditi ishullin. Qeveria ne Kine ka mobilizuar edhe ushtrinë për tu ardhur ne ndihme mbi 200 mije banoreve te cilët janë evakuuar nga shtëpitë e tyre te përmbytura. Ndërkaq portet ne zone janë mbyllur duke bllokuar punën e 24 mije anijeve te peshkimit tajfuni "Konson", me një shpejtësi 126 km/h, mbërriti ne kine pasi kishte goditur me pare ishujt Filipine, ku u shënuan 38 viktima. Ndërkaq ne Vietnam qeveria po evakuon zonën ku pritet te godasë tajfuni i cili sipas parashikimeve pritet te mbërrijë ditën e diele ne mbrëmje. Si pasoje e stuhive dhe përmbytjeve qe kane goditur Kinën përllogariten 400 viktima vetëm brenda këtij viti.