'> Drashkoviç: Kosovën e humbëm!

Ish-minisitri i jashtëm serb ne qeverinë e Koshtunices, aktualisht kryetari i Partisë së Rimëkëmbjes ne Beograd, Vuk Draskovic, ka deklaruar se integrimi euro-atlantik është rruga e vetme e drejtë për Serbinë. Ne mënyrë te tërthortë, Drashkovic ka sugjeruar se tashme Serbia duhet te heqë dore nga ajo qe ka humbur prej kohesh, duke aluduar për Kosovën. Ai ka thënë se ka edhe një alternativë tjetër, por që sipas tij, do ta çonte Serbinë mbrapa dhe kombin serb drejt një vdekje të qetë. Draskovic ka thënë se nëse patriotizmi është prosperitet i një kombi, atëherë sipas tij integrimi euro-atlantik duhet të jetë patriotizmi serb. "Nëse Serbia nuk fokusohet në proceset e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, fëmija që do të linde tani, pas dy dekadave do të ketë gjithsej dy milionë e gjysmë bashkëkombës. Nataliteti është në rënie, kemi afër dy milionë të varfër, prandaj Serbia nuk ka më asnjë minutë kohë për te humbur. Nëse dëshirojmë që humbjet t'i paraqesim si fitore, atëherë çfarë na obligon miti për Kosovën! Unë mendoj se Serbia nuk duhet të humbë serish, por të orientohet sa më parë drejt integrimit euro-atlantik", tha Draskovic në një tubim të partisë së tij në Novi Sad, me rastin e përvjetorit të Betejës së Kosovës, ku ishte i pranishëm edhe presidenti serb, Boris Tadic.