E Hënë, 2 Nëntor 2026

'> Greqia paralizohet nga greva

Një tjetër greve 24-oreshe po zhvillohet ne Greqi, ne shenje proteste ndaj reformave te sistemin e pensioneve dhe atë te punës. Tragetet dhe fluturimet ndërkombëtare janë prekur nga greva, duke bllokuar qindra turiste, kryesisht ne kryeqytetin e vendit, Athine. Ky veprim ekstrem i sindikatave vjen ne kohen kur parlamenti pritet te debatoje masat e kursimit, te kërkuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Europian. Ne to përfshihet ulja e pensioneve, rritja e moshës se daljes ne pension dhe lehtësimi i procedurave për kompanitë ne largimin e punonjësve nga puna. Greqia vazhdon te vuaje nga një krize e thelle ekonomike dhe qeveria është e detyruar te ndërmarre masa ekstreme kursimi ne këmbim te paketës se ndihmës me vlere 110 miliardë euro nga FMN dhe BE. Analistet thonë se tashme konfrontimi mes qeverise dhe sindikatave për planet e kursimit ka arritur ne piken kritike. Paralelisht me grevën ne vend ka patur edhe protesta. Një grup i vogël ekstremistesh është mbledhur përpara parlamentit, por nuk është lejuar te përparojë drejt godinës nga forca te shumta policore. situata ne Greqi mbetet kaotike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›