E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Drejtësia mbetet pa leke

Tre institucione te konsideruara si "qeveria e gjyqësorit": Gjykate Kushtetuese, KLD, Presidence, por edhe Prokuroria, do te preken nga shkurtimi i fondeve buxhetore. Por megjithëse përfaqësuesit e këtyre e organeve deklaruan se këto shkurtime e bëjnë te pamundur qe ato te kryejnë detyrën, mazhoranca ne komisionin e ligjeve nuk i mori parasysh ankesat. Gjykata Kushtetuese nuk ka fonde për te paguar 11 punonjës, te cilët konsiderohen te kthyer ne detyre, pas vendimit qe rrezoi ligjin e qeverise qe hiqte shoferet. Por kreu i komisionit te ligjeve Ilir Rusmaili tha se kjo ankese e kushtetueses është vetëm një përpjekje për te projektuar një krize qe nuk ekziston. Me shkurtimet e fondeve, KLD qe drejtohet nga Presidenti i Republikës, argumenton se nuk do te kryhet funksioni kryesor, inspektimi ne gjykata. Ndërsa presidenca, jo vetëm nuk i është përgjigjur ftesës për te ardhur ne komisionin e ligjeve, por ka refuzuar çdo komunikim shkresor me Kuvendin për çështjen e shkurtimeve ne buxhet, duke konfirmuar marrëdhëniet e ftohta pas rrëzimit te dekreteve te kreut te shtetit nga parlamenti. Pas shkurtimit te lekeve, edhe Prokuroria thotë se ka probleme me përkthimin e dosjeve penale. Ndërsa pak dite me pare, Shërbimi Informativ pohoi se ulja e shpenzimeve po e nxirrte jashtë funksionit këtë institucion, duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›