'> PS ne seancën e fundit te Kuvendit
Nisja e negociatave javën e kaluar mes dy krerëve te grupeve parlamentare për te zgjidhur krizën politike ne vend, nuk ka ndryshuar asgjë ne raportet e kushtëzuara te socialisteve me parlamentin. Ne mbledhjen e grupit kuvendor, te majtët kane vendosur qe ne seancën e se enjtes te marrin pjese ne diskutimin e projektligjeve, por te mos votojnë asnjë nisme ligjore. Kjo marrëdhënie e kushtëzuar, sipas opozitës, do te vazhdoje e tille deri ne plotësimin e kërkesës për transparence zgjedhore.