'> EULEX arreston një zyrtar për korrupsion
Ilir Tolaj, ish-sekretar i Ministrisë se Shëndetësisë, aktualisht këshilltar politik i ministrit Bujar Bukoshi, u arrestua këtë te marte ne Prishtinë, ne lidhje me një hetim penal për shmangie ndaj tatimeve. EULEX-i njofton se arrestimin e ka kryer policia ndërkombëtare dhe ajo e Kosovës, qe janë pjese e task-forcës antikorrupsion. Lidhur me këtë rast janë kryer bastisje ne tri vende te ndryshme ne Prishtinë, përfshirë një zyre ne qendrën klinike universitare.