E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Përgjaken rrugët e Korçës

Nene e bir janë plagosur rende, pas goditjes nga një makine ne qytetin e Korçës. Brunilda Beshiri, 25 vjeç, po kalonte rrugën se bashku me fëmijën e saj 3-vjeçar ne krahë, kur u godit nga makina qe drejtohej nga një shtetas i huaj. Pas kësaj, nga shpejtësia e madhe, mjeti ka përfunduar përpara një pallati, duke rrezikuar edhe banore te tjerë. Te plagosurit janë dërguar ne Spitalin Ushtarak, për shkak te gjendjes kritike, ndërsa policia ka arrestuar shoferin, i cili jetonte prej vitesh ne Korçë. Ndërkohë, ne rrugën Korçë-Pogradec, dy bashkëshortë, te cilët po udhëtonin me një motor, janë plagosur pas përplasjes me një makine. Ne gjendje te rende është edhe një banor i fshatit Symize, i cili u godit nga makina ndërsa kalonte rrugën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›