'> Hetimet për vrasjen e dyfishte ne Pojan
Edhe dy dite pas vrasjes se dyfishte ne Pojan te rrethit te Korçës, policia nuk ka mundur te zbuloje as motivet e as autoret. Pavarësisht hetimeve dhe shumës prej 3 milion lekesh vene ne dispozicion për informatorët, deri tani mësohet se nuk ka asnjë te dhënë për ekzekutoret e Arben Nicajt dhe Altin Liçollit. Ata u qëlluan me breshëri automatiku, ndërsa ishin ne dyqanin e Liçollit, ne fshatin Pojan. Policia ka shoqëruar dhjetëra banore, por burime zyrtare bëjnë te ditur se ende nuk ka asnjë te dyshuar për ngjarjen.