'> Itali, 300 anëtarë te Ndragetës ne pranga
Policia italiane ka ndërmarrë një operacion te mase te gjere kundër elementeve mafioze ne rajonin jugor te Kalabrisë. Te paktën 300 persona janë arrestuar, te dyshuar për një numër krimesh, përfshirë këtu: vrasje, pastrim parash dhe pjesëmarrje ne banda mafioze. Sipas medieve vendase, operacione ka përfshirë arrestime edhe ne ShBA. Mafia kalabreze e njohur si Ndrageta, është një nga organizatat kriminale me te mëdha ne Itali. Ne operacion u përfshinë 3000 agjente policie dhe ai është me i madhi i realizuar ndonjëherë ne vitet e fundit, lajmëruan mediet ne Itali. Ekspertet thonë se grupi është shtrire tashme jashtë qendrës se tij ne Kalabri, për te luajtur një rol te madh ne organizata kriminale ne Evrope dhe ne tregtinë ndërkombëtare te drogës prej Amerikës Latine.