'> Edhe Presidenti kundër ligjit te SHISH
Pas ndërkombëtarëve, opozitës, LSI-së dhe një pjese të deputetëve demokratë edhe presidenti Topi ka thënë fjalën e tij kundër ligjit të SHISH. Duke hequr dorë nga forma diplomatike që zgjedh zakonisht për të përçuar mesazhe, për herë të parë kreu i shtetit ka deklaruar: "Unë kryesisht flas me dekrete por ne këtë rast janë marrëdhënie te tjera. Do te preferoja qe te mbështesja aleancën me NATO-n. Gjithashtu presidenti Bamir Topi deklaron se në muajin shtator do të dërgojë propozimet e tij për në Gjykatën Kushtetuese. Nuk dihet nëse për këto dekrete kreu i shtetit do të konsultohet me mazhorancën. Eksperiencat e fundit kanë treguar se mazhoranca ka hedhur poshtë çdo kandidaturë të dërguar nga presidenti, që nuk ka kaluar më parë nga zyrat e kuvendit. Në fakt nga 3 dekrete për në gjykatën e lartë vetëm 1 prej tyre u miratua. Ndërsa 2 të tjerët u hodhën poshtë, fakt ky që ka ftohur dukshëm marrëdhëniet mes presidencës dhe mazhorancës.