'> Meta: Duam Bashkinë e Tiranes
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka deklaruar se prioritet i kësaj force politike në zgjedhjet e ardhshme lokale është fitorja dhe drejtimi i Bashkisë së Tiranës. Duke komentuar koalicionin me PD-në, Meta pohoi se janë vetëm koalicion, e jo një parti, duke justifikuar kështu edhe qëndrimet e ndryshme që mund të kenë, si në rastin më të fundit për projektligjin e SHISH-it. Këtë deklarate kryetari Meta e beri gjate prezantimit te kandidaturave për drejtimin e LSI se Tiranes. Shezai Rrokaj dhe Edmond Panariti, te dy profesorë, janë kandidatet për drejtimin e elektoratit te Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ne kryeqytet. Pas fushatës elektorale te çdo kandidati, zgjedhjet për kreun e ri te LSI se Tiranes do te mbahen ne 26 shtator.