E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Ekonomistet flasin për kredinë

Ekspertet e ekonomisë ngrenë alarmin, se kredia e marre nga shteti shqiptar prej 17.5 milionë eurosh me një interes 6.2% ne një kohe te shkurtër, do te ndikoje negativisht ne xhepat e shqiptareve. Sipas tyre, shifra edhe pse nuk është e madhe, koha e shlyerjes se kësaj huaje, është e shkurtër, gjë qe shton detyrimet qe kane shqiptaret për te paguar investimet publike. Specialistet janë përqendruar me tepër te fenomeni i huamarrjes me një norme te larte interesi, dhe te limituar ne kohe. Një tjetër ekspert ekonomie, Zef Preçi, thotë se kjo shifër është e pakonsiderueshme për xhepat e tatimpaguesve. E zëne ngushte për para, e pasi dështoi te merrte eurobondin ne tregun ndërkombëtar, qeveria shqiptare realizoi gjithçka me bankat e nivelit te dyte. Vetëm pak dite para hyrjes ne fuqi te vendimit për rritjen e pagave dhe pensioneve, ajo detyrohet te marre borxh ne bankat e nivelit te dyte. Këto banka i siguruan ekzekutivit, nëpërmjet ankandit ne Bankën Qendrore 25 milionë euro, nga te cilat ajo mori vetëm 17.5 milionë me një interes prej 6.2%. Kjo shume i lëvrohet ekzekutivit pikërisht ne afatin kur ka premtuar rritjen me te madhe te pagave dhe pensioneve, e ne kushtet e mungesës se te ardhurave ne buxhetin e shtetit, kur borxhet e vendit janë rritur e deficiti është thelluar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›