E Diel, 1 Nëntor 2026

'> "Freedom House": Zgjedhjet nuk shënuan standarde te larta

Zgjedhjet e 28 qershorit, sistemi gjyqësor dhe pavarësia e medies, kane qene ne fokus te raportit te Freedom House për vendet ne tranzicion. Ndonëse te hënën, pikërisht kur u mbush një vit nga zgjedhjet parlamentare, kryeministri Berisha e vlerësoi këtë proces si mjaft te suksesshëm, ne dokumentin e Freedom House, ne kapitullin për Shqipërinë thuhet: "Zgjedhjet janë zhvilluar nen presione te larta politike. Nuk janë shënuar incidente madhore gjate votimit, por ka pasur probleme dhe kontestime gjate procesit te numërimit. Ne zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009 nuk janë përmbushur standardet me te larta demokratike, ndonëse këto janë cilësuar si zgjedhjet me te mira te mbajtura ndonjëherë". Sa i përket lirisë se medies, raporti evidenton presionet, madje edhe dhunën fizike te raportuar ndaj gazetareve: "Rastet e dhunës mbi gazetaret nuk kane munguar. Gazetaret investigative mbeten ende nen presion siç ka ndodhur ne rastin e drejtorit te gazetës "Tema" Mero Baze. Është evidentuar një presion ne rritje i politikes mbi politiken editoriale te medieve ne vend". Ne këtë dokument, nuk kane munguar kritikat edhe për nivelin e larte te korrupsionit dhe nevoja për një reforme ne sistemin gjyqësor. Raporti i referohet hetimit dhe mungesës se gjykimit për dy ministra te kabinetit Berisha: "Sistemi i drejtësisë ne Shqipëri nuk është tërësisht i pavarur dhe nevojitet një reforme e thelle ne sistemin gjyqësor. Presioni i qeverise mbi gjyqtaret dhe prokuroret vijon te mbetet i larte. Dy ministra te kësaj qeverie u akuzuan për abuzime me detyrën dhe proceset gjyqësore ndaj tyre u pezulluan për arsye procedurale".

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›