'> Rrëzohet Muçmata vetëm me votat e PD

Mazhoranca ka rrezuar një tjetër dekret te presidentit, këtë here emërimin e prokurorit Vexhi Mucmata si anëtar te Gjykatës se Larte. Por ne radhët e shumicës votat kundër vullnetit te grupit ishin 7, mes te cilëve deputetet e LSI, Naco, Koka e ministri Prifti, por edhe kreu i PDU-se, Shpëtim Idrizi, qe u shprehen pro kandidaturës se Muçmatës dhe 3 abstenime: kreu republikan Fatmir Mediu, demokrati Sterkaj dhe deputeti çam, Tahiri. Opozita e braktisi sallën para votimit, duke e konsideruar çështjen e shqyrtimit te dekreteve te presidentit, si një votim politik nga mazhoranca. Parlamenti ka ngritur gjithashtu komisionin hetimor për masakrën e Tivarit, ndodhur 65 vjet me pare, i cili do te drejtohet nga Fatos Beja. Gramoz Ruci tha ne emër te socialisteve, se kjo nuk është as koha dhe Shqipëria nuk është as vendi për te hetuar këtë ngjarje te rende. Por kreu i grupit demokrat, Astrit Patozi, deklaroi se te majtët nuk i kane shkëputur ende lidhjet me Partine Komuniste. Palët janë ndare edhe ne minutën e heshtjes ne nderim te mijëra viktimave te kësaj masakre. Socialistet nderuan te vetëm te rënët, duke këmbëngulur se komisioni hetimor nuk ka vlere. Ndërsa shumica u ngrit ne këmbë ne sallën e kuvendit, pasi kishte votuar përbërjen e komisionit hetimor.