E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Ekzekutohet i riu ne Lushnjë

Edhe qyteti i Lushnjës është tronditur nga një vrasje ne mesnate. Persona te paidentifikuar kane qëlluar me një pistolete me silenciator 29-vjeçarin, Gerti Lala. Ngjarja ndodhi ne shkallet e pallatit ku banonte i riu, ne lagjen "Skënder Libohova". Sipas policisë, Lala po kthehej vetëm ne shtëpi, pas një kafeje me shoqërinë ne një nga lokalet e qytetit. Paraprakisht dyshohet për një vrasje te programuar ne detaje, pasi autoret kane qene ne dijeni te lëvizjes se te riut dhe i kane zënë prite ne hyrje te pallatit. Ndërkohë, motivet dhe autoret e ekzekutimit mbeten ende te panjohura.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›