'> Eksodi i 90-ës në "Ditar"
Ambasada gjermane ka zgjedhur te rikujtoje 20-vjetorin e eksodit te shqiptareve drejt vendeve perëndimore me një prezantim fotografik dhe te dëshmitare te kohës. Ambasadori gjerman ne Tirane Borshardt ka zgjedhur te lexoje kujtimet e punonjëseve te ambasadës gjermane te asaj kohe duke filluar qe nga rrëzimi i murit te ambasadës me një kamion e deri te transporti i mbi 3000 shqiptareve drejt Gjermanisë. Fillimisht u rrezua muri i ambasadës me një kamion qe mbante 5 persona, një prej te cilëve u qellua nga operativet e sigurimit te shtetit dhe mbeti i vdekur ne vend. Pas kësaj ngjarjeje, njerëzit vërshuan brenda ne ambasade ku kërkonin strehim politik, i cili iu dha. Çdo dite njerëzit shtoheshin derisa arriti një pike ku ambientet e ambasadës u mbushen plot e numri i njerëzve brenda arriti ne mbi 3000 vete. Ne fund ndërprerja e ujit u be e shpeshte derisa te gjithë rrezikonin jetën nga mungesa e higjienës. Me pas te gjithë njerëzit u transportuan te sigurte për ne Gjermani. Dua te shtoj se pothuaj te gjitha fotot qe shikoni janë te shkrepura nga punonjës te ambasadës tone te asaj kohe. Ne korrik te vitit 1990 mijëra shqiptare dynden ambasadat perëndimore për te kërkuar strehim politik. Ambasada gjermane ishte ajo qe strehoi me tepër njerëz se te gjithë misionet e tjera diplomatike ne Shqipëri.