E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Rama: Rezoluta kërkon hetim

Edhe pas miratimit te rezolutës se parlamentit evropian, mazhoranca dhe opozita ndahen qarte ne qëndrimin për fletët e votimit ne zgjedhjet e 28 qershorit. Kryetari i opozitës, Edi Rama, ne takimin e përjavshëm me gazetaret, deklaroi se socialistet janë te gatshëm për kompromis, qe nënkupton shqyrtimin se pari te materialeve zgjedhore dhe gjetjen e një marrëveshjeje për fletët e votimit. Sipas Rames, djegia e fletëve te votimit do t'i jepte fund marrëdhënieve te opozitës me parlamentin. Duke analizuar rezolutën për Shqipërinë, Zoti Rama tha se ky dokument nënvizoi atë qe opozita ka kërkuar qe prej një viti dhe qe garanton zgjedhje te lira e te ndershme, për t'u ndare përfundimisht nga epoka e proceseve te kontestuara elektorale. "Por, nëse hetimi i zgjedhjeve te qershorit 2009 nuk ndodh, - tha Rama, - protestat do te rikthehen edhe me te fuqishme". Lidhur me votimin e dekreteve te presidentit për Gjykatën e Larte, kreu i opozitës tha se ndarja e votave LSI - PD, është vetëm një farse. "Mosprania e opozitës ne seancën e se enjtes, nuk ka te beje me vendimin për te mos votuar asnjë ligj apo vendim te qeverise, por si proteste ndaj deformimit te votës se fshehte," ka pohuar krye socialisti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›