E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Bie makina ne humnere, 2 te vdekur

Një makine është rrezuar ne humnere ne rrugën e vjetër Kukës-Fushe Arrëz, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e rende te dy te tjerëve. Viktimat janë Vullnet Merguti, 30 vjeç dhe Erjon Gjahu 24 vjeç qe te dy nga Kukësi. Ne gjendje te rende është dërguar ne Spitalin Ushtarak edhe shtetasi Sali Vata qe dyshohet se është marre peng nga viktimat. Ndërsa shoferi i makinës Urim Merguti është plagosur, por sipas mjekeve te Kukësit, e ka kaluar rrezikun për jetën. Aksidenti ndodhi ne mesnate ne afërsi te Kalimashit dhe sipas policisë, shoferi ka humbur kontrollin për shkak te errësirës dhe gjendjes se keqe te rrugës. Burime te policisë se Kukësit, te pakonfirmuara zyrtarisht, bëjnë me dije se dy kushërinjtë Merguti, si dhe shoku i tyre Gjahu, kishin hyre ne konflikt për një borxh te pashlyer me Bledar Bogjishen. Këtë te fundit mësohet se e kane keqtrajtuar vetëm pak ore para aksidentit tragjik duke i kërkuar atij t'u shlyente borxhin. Po sipas këtyre burimeve për te shuar grindjen ka ndërhyrë shoku i Bogjishes, Sali Vata, te cilin e kane marre peng me pas duke kërcënuar borxhliun e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›