E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Me shume drama shqip ne Teatrin Kombëtar

Rreth 26 mije spektatore kane frekuentuar poltronat e kuq te Teatrit Kombëtar nga shtatori e deri ne qershor te këtij viti. Shifrat janë publikuar nga drejtori Kristaq Skrami, i cili ne fund te sezonit artistik, ka vlerësuar 3 nga 7 premierat si me te ndjekurat, duke u shprehur se ne krahasim me një vit me pare, ky sezon ka një rritje ne frekuentim. Por, edhe pse Teatri ka bere me dije një shifër totale te numrit te spektatoreve dhe biletave te shitura, nuk i ka përcaktuar këto për çdo shfaqje duke mos publikuar kështu se cila nga premierat ka qene me shume apo me pak e ndjekura. Nga ana tjetër, Skrami ka folur edhe për sezonin e ri, ku drama shqip do te përfaqësohet me tre vepra tashme te përcaktuara dhe pjesa tjetër antikitet e dramaturgji bashkëkohore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›