'> Vret gruan ne sy te femijeve
Një burrë ka ekzekutuar te shoqen ne prani te dy fëmijëve ne fshatin Aliaj te Malesise se Madhe. Pas debateve te vazhdueshme për shkak te xhelozisë, Rrok Lekani, 52 vjeç, ka rrëmbyer automatikun dhe ka qëlluar me breshëri mbi bashkëshorten. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës, sapo gruaja u kthye nga Tirana me te vëllanë dhe dy fëmijët e saj. I shoqi i ka kërkuar asaj te dilte nga makina dhe tre metra me larg e ka ekzekutuar duke shokuar edhe fëmijët qe kane pare skenën e tmerrshme. Nga plumbat e marre, Margarita Lekani, 41 vjeçe, ka vdekur ne vend. Sipas burimeve policore, çifti kishte mosmarrëveshje prej kohesh. Madje pak kohe me pare, mësohet se gruaja kishte kërkuar edhe ndihmën e policisë, për shkak te dhunës qe ushtronte bashkëshorti ndaj saj. Te afërmit bëjnë te ditur se autori kishte jetuar disa vite ne Amerikë dhe konfliktet me te shoqen kishin nisur qe pas mbërritjes ne fshat.