'> Fluks emigrantesh ne Kapshticë
Fluksi i madh i emigranteve qe vijnë ne Shqipëri për pushime, ka rikthyer radhët ne pikat kufitare. Ne doganën greke te Kapshticës, pasagjeret thonë se janë detyruar te presin mbi 2 ore për përpunimin e dokumenteve. Ndërsa pala shqiptare ka shtuar sportelet, duke shmangur problemet. Drejtues te pikës kufitare deklarojnë se do te hapin deri ne 10 sportele, ne varësi te fluksit. Ditët e fundit nga kjo pike kane hyre mbi 12 mije persona.