'> Berisha dhe Ruci replika për rezolutën
Vetëm pak minuta pasi parlamenti evropian miratoi rezolutën për Shqipërinë, kryeministri Berisha ka mbërritur ne sallën ku po zhvillohej seanca plenare, për te përshëndetur atë qe e cilësoi vlerësim te partnereve evropiane për reformat e qeverise se tij. Kryeministri ftoi opozitën, qe duke u bazuar ne këtë dokument, te hetoje materialet e zgjedhjeve te vitit te shkuar, te bëjnë reformën zgjedhore dhe te ndërmarrin iniciativa për ligje me shumice te cilësuar. "Të fillojmë pa vonesë shqyrtimin e materialeve të votimit. Është detyrim moral i mazhorancës ndaj opozitës, por dhe e drejtë ligjore e çdo grupi deputetesh, hetimi i materialeve zgjedhore. I qëndrojmë vendimit që ju të udhëhiqni komisionin dhe të keni shumicën në këtë komision. I qëndrojmë vendimit që ju si opozitë të hartoni të gjitha amendamentet për zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që të keni të gjitha garancitë për zgjedhjet e ardhshme," u shpreh Berisha. Por sipas kreut te deputeteve socialiste, Ruci, rezoluta qe miratoi parlamenti evropian nuk është për vizat, por për çështjet e integrimit dhe përmban atë qe Partia Socialiste ka kërkuar qe prej 12 muajsh, por qe shumica ne pushtet nuk ia ka dhënë. Sipas Rucit është përgjegjësi e qeverisë që të gjejë një zgjidhje konkrete për daljen nga kriza. "Rezoluta është detyrë shtëpie për ne shqiptarët. Është koha që të ulemi në bisedime, ashtu sikurse thoni edhe ju zoti kryeministër. Ne kemi pasur nismat tona ligjore, të cilat ju i keni hedhur poshtë. Opozita kërkon prej 12 muajsh, atë që kërkohet sot edhe në rezolutën e PE-së, tha Ruci. Ndersan Berisha shtoi se "qeveria mbetet e vendosur për të ndërmarrë çdo reformë për të zbatuar çdo ligj e vendim që procesi i integrimit të vendit të jetë i pandalshëm".