E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Spahia: Ne 2013 asnjë municion i tepërt

Brenda 2013 do te likuidohen te gjitha municionet e tepërta ne forcat te armatosura, ndërsa me demontimin e tyre do te merren jo vetëm ushtarake, por edhe civile te specializuar. Gjate një deklarate për shtyp zëvendës ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, tha se vetëm gjate muajit qershor janë demontuar 2.283 ton municione, ndërsa nuk është shënuar asnjë aksident. I gjithë procesi i demontimit dhe asgjësimit te municioneve te tepërta kryhet ne tre uzina ushtarake: uzina e lendeve plasëse Mjekes, kombinati mekanik Poliçan, uzina mekanike Gramsh, si dhe 6 poligone te miratuara me ligj te veçantë nga parlamenti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›