'> Miratohet rezoluta për Kosovën
Deputetet ne Parlamentin Evropian ne Strasburg kane miratuar me 455 vota pro, 155 kundër dhe 28 abstenim, rezolutën për Kosovën. Ne dokumentin e hartuar nga reporterja Ulrike Lunaçek, vlerësohet progresi i Kosovës gjate këtij viti, ndërsa shprehet shqetësim për situatën ne Mitrovicë. Gjithashtu, ne rezolute thuhet se me mjaft rëndësi është vendimi i gjykatës ndërkombëtare te Hagës, ne lidhje me ligjshmërinë e pavarësisë se Kosovës. Rezoluta e miratuar ne parlamentin evropian për Kosovën, ku nder te tjera i kërkohet vendeve anëtare te BE-se te njohin shtetin me te ri ne Ballkan, është përshëndetur nga Prishtina zyrtare, por edhe nga partitë opozitare.