'> Mazhoranca tërhiqet nga SHISH
Deputeti Leonard Demi ka deklaruar gjatë 60 minutëshit të diskutimeve se ligji i SHISH po rishikohet. Drafti i mëparshëm u kthye mbrapsht nga mazhoranca pak momente përpara miratimit, për shkak të oponencës së fortë që i bëri jo vetëm opozita, por edhe ndërkombëtarët, madje zyra qendrore e NATO-s. Por Demi ka kërkuar që drafti i ri të diskutohet nga deputetë që dinë si funksionon SHISH.