'> Shkolle e re te Bregu i Lumit
Për nxënësit e zonës periferike te Bregut te Lumit nuk do te ketë mësim me turne deri ne orët e vona te mbrëmjes. Duke filluar nga ky vit procesi mësimor do te zhvillohet ne nje godine te re rikonstruktuar nga Bashkia e Tiranes. Pas inaugurimit te shkollës kryetari i bashkise Edi Rama deklaroi se edhe nxënësit e periferisë se kryeqytetit do te mësojnë ne kushte bashkëkohore. Shkolla ka 14 klasa mësimore, laboratorë te lendeve shkencore, te gjuhëve te huaja dhe palestra. Krahas këtyre, ambiente te veçanta janë krijuar për psikologun, dentistin dhe ndihmën mjekësore, ndërsa ngrohja e nxënësve është siguruar me instalimin e sistemit qendror.