E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Samiti i G 20 "ndan" SHBA me Evropen

Strategjitë për forcimin e ekonomisë botërore kane qene ne fokus te çeljes se punimeve te samitit te G-20 qe po mbahet ne Kanada. Debati i bere një dite me pare ne samitin e G-8, rreth politikave ekonomike, është transferuar ne një tryeze me te gjere, atë te 20 shteteve me te industrializuara te botes. Ndërkohë qe presidenti Obama mbron masat ndihmese për ekonominë te financuara nga borxhe, evropianet, te përfaqësuar nga kancelaria Merkel ngulin këmbë për shkurtimin e shpenzimeve. Diferenca ka dhe ne qëndrimin ndaj taksës për bankat, qe mbështetet nga Gjermania dhe vende te tjera te BE-se. Pavarësisht diferencimeve, kryetaret e vendeve me te fuqishme ekonomike, ne këshillimet qe zgjasin deri te dielën ne mbrëmje, synojnë te harmonizojnë masat për daljen nga kriza financiare. Paralelisht me debatet ne samit, me mijëra protestues janë përleshur me forcat e rendit ne rrugët e Torontos, ne shenje proteste ndaj masave qe 20 krerët e shteteve do te ndërmarrin ne këtë takim. Si pasoje e përplasjeve janë plagosur dhjetëra vete.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›