'> Shqiptaret ne botërorin Afrikë e Jugut

Ne një kohe qe e gjithë bota ka kthyer sytë nga Afrika, mes mijëra tifozëve qe zbresin çdo dite ne aeroportin e Johanesburgut nuk mund te mungonin edhe shqiptaret. Një numër i kufizuar prej 50 personash janë bere pjese e emocioneve te mëdha qe ofron kampionati botëror Afrika e Jugut 2010. Për te pare ndeshjet e fazës se pare çmimi i paketës arrin deri ne 3000 euro. Operatoret turistike thonë se nese Shqipëria do te kishte marrëveshje me shtetin afrikan, numri i tifozëve shqiptare ndoshta do te ishte edhe me i larte. E megjithatë duke u afruar drejt fazave te rëndësishme gjysmefinale edhe finale numri i shqiptareve qe do te fluturojnë drejt Afrikës do te jete edhe me i larte. Zhvillimi i kampionatit botëror ka ndezura aktivitetin privat ne disa sektorë, si bastet sportive, agjencitë e reklamave, baret apo pubet ku gjate zhvillimit te këtij evenimenti pritet te qarkullojnë qindra milionë euro.