E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Greve për pensionet ne Greqi

Një dite pas miratimit te reformës për pensionet ne parlamentin grek, punonjësit e sektorit publik dhe privat kane hyre ne një greve 24-orëshe, ne shenje pakënaqësie ndaj këtyre masave. Krahas mbylljes se spitaleve, doganave e bankave, te paralizuara nga greva janë edhe transporti ajror, detar e ai hekurudhor. Greva vjen ne te njëjtën dite kur reforma e pensioneve pas kalimit ne parlament do te diskutohet nen për nen ne asamble. Ndërkohë, kryeministri Jorgo Papandreu, pak para shqyrtimit te projektligjit ne asamble premtoi publikisht se do te përmirësonte kushtet e pensionisteve, ndërsa shtoi se për momentin shkurtimet dhe reforma është e pashmangshme. Ky projektligj synon uljen e pensioneve si dhe rritjen e moshës për daljen ne pension.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›